Amerika

SHBA, të shtëna ndaj zyrave të policisë së Dallasit

Të shtëna me armë janë dëgjuar në drejtorinë e policisë së Dallasit në Teksas, thotë policia vendasë. Një person është larguar më pas me një furgon të blinduar.

Të dhënat e para flasin për dhjetëra policë që janë vënë në ndjekje të furognit i cili ka qëndruar në një park makinash.

Zyrtarët thonë se edhe në park ka patur shkëmbim zjarri. Një çantë e braktisur jashtë ambienteve të stacionit të policisë, përmbante eksplozivë, dhe fitil bombash. Nuk dihet ende motivi i ngjarjes, ndërsa policia e Dallasit bën të ditur se nuk ka të plagosur.

Shefi i policisë së David David Brown ka cituar dëshmitarë të thonë se katër të dyshuar janë të përfshirë në fillim të ngjarjes. Ai tha se oficerët janë duke negociuar me personin në furgon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button