Kosova

LDK, AAK e Nisma gati për veprim si grup parlamentar

lideretLiderët e tri partive të bllokut opozitar paszgjedhor, Isa Mustafa i LDK-së, Ramush haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, me bashkëpunëtorët u mblodhën edhe sot, në prag të konstituimit të Kuvendit në përbërjen e dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Pas takimit para medieve u prononcua vetëm Isa Mustafa, i subjektit më të madh të këtij koalicioni, LDK- së.

-Sot u takuam me zotin Haradinaj e Limajk dhe bashkëpunëtorët tanë dhe biseduam rreth përgatitje për seancën e pritshme të Kuvendit, dhe biseduam lidhur me qasjen tonë të përbashkët, koalicionit si grup parlamentar, rreth konstituimit të Kuvendit. Diskutuam marrëveshjet programore , te cilat e forcojnë bazamentin e qeverisjes sonë të përbashkët për periudhën katërvjeçare, por edhe për çështje të tjera, që kanë të bëjnë me veprimin tonë pas certifikimit të rezultateve për deputetë të Kuvendit.

Vendimi i ynë është që të jemi si grup parlamentar LDK, AAK dhe Nisma, ashtu siç jemi marrësesh, tha Isa Mustafa.

A keni të drejtë të jeni grup parlamentar, pasi ato formohen në bazë të rezultateve të certifikuara të KQZ – së, e pyetën z. Mustafa gazetarët, dhe ai pa mëdyshje u përgjigj:

“Kemi të drejtë dhe do të përbëjmë një grup parlamentar”, – tha ai.

Nesër pritet takimi i radhës i bllokut opozitar bashkë me Vetëvendosjen, në të cilën do të diskutohet për kushtet e shtruara nga kjo e fundit.

[yop_poll id=”2″]

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button