Amerika

SHBA-Kubë, marrëveshje për rihapjen e ambasadave

Administrata Obama pritet të publikojë së shpejti marrëveshjen e re me Kubën për të rihapur ambasadat përkatëse, duke shënuar kështu edhe fillimin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve të izoluara nga kontakti prej dekadash, që prej Luftës së Ftohtë.

Të dy palët shpresojnë që ky proces të finalizohet sa më shpejt, duke i hapur rrugën kështu Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për të vizituar Havanën.

Por rikuperimin e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike e pengojnë problemet e vazhdueshme të Kubës për çështje të tilla, si mohimi i disa të drejtave të njeriut, fakt ky që nuk është aspak në përputhje me demokracinë amerikane.

Megjithatë, burime pranë qeverisë kubane dhe asaj të Uashingtonit flasin për një angazhim të madh dy palësh për të shkrirë akujt mes dy kombeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button