Teknologji

Drita e së ardhmes

Qëkurse BE-ja i ndaloi në vitin 2012 llambat e vjetra inkandeshente, llambat LED konsiderohen si alternativa më e mirë në sektorin e ndriçimit. Ato preferohen për shkak se ndryshe nga llambat që kursejnë energjinë, ato nuk kanë nevojë për kohë që të ngrohen deri sa të ndizen por ndriçojnë sapo ndez çelësin. Po ashtu ato thuajse nuk përmbajnë fare substanca toksike.

Megjithatë drita e LED-ve është disi artificiale dhe ngjyrat e veshjeve p.sh. nuk duken si në origjinal. Tani studiuesit kanë zhvilluar një lëndë të re kimike fluoreshente që ndryshon ngjyrën e dritës të LED-ve. lënda fosforeshente e ashtuquajtur “Luminophor” pritet ta revolucionarizojë tregun për LED.

Për dritë të bardhë në llmbat LED që lëshojnë dritë blu aplikohet lëndë fosforeshente e kuqe. Parimi është i njëjtë si ta mbulosh llampën me letë me ngjyra të kuqe apo të kaltër.

Pothuajse si drita e diellit

Tani grupi i studiuesve njoftoi se lënda fosforeshente që kanë zhvilluar ata ka aritur një cilësi mjaft të lartë që mund të matet me Indeksin e Riprodhimit të Ngjyrave (CRI). Lambat LED që janë tani në treg kapin një indeks prej 80, kurse me lëndën e re niveli pritet të arrijë në 90, pra thuajse me dritën e diellit që është thuajse 100.

Po ashtu llambat e reja LED pritet të jenë më efikase se të deritanishmet. Kjo për shkak se gjatësia e valës së dritës e krijuar prej lëndës së re fluoreshente është e ngjashme me atë të dritës infra të kuqe. Kjo gjatësi vale nuk mund kapet plotësisht prej syrit të njeriut. Dhe drita që ne nuk e kapim dot me sy është humbje energjie. Sipas shkencëtarëve prej përzierjes me lëndën e re, llambat do të jenë 14 për qind më efektive se sa janë sot.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button