Home / Bota / Amerika / Masa të reja sigurie për avionët me destinacion SHBA-në

Masa të reja sigurie për avionët me destinacion SHBA-në

aeroplanZyrtarët amerikanë thonë se udhëtarëve me destinacion Shtetet e Bashkuara nga disa aeroporte jashtë vendit do t’u kërkohet t’i mbajnë të ndezura telefonët celularë, kompjuterat laptop dhe pajisje të tjera elektronike, në kuadrin e disa masave të reja të sigurisë.

Në një deklarataë të shkurtër që bëri mbrëmë, Administrata Amerikane e Sigurisë së Transportit tha se pajisjet elektronike të mbyllura nuk do të lejohen në avionët që vijnë në Shtetet e Bashkuara dhe se udhëtarët që i kanë ato, mund të ndeshen edhe me disa kontrolle shtesë.

Në deklaratë nuk jepen detaje të tjera se cilat aeroporte të huaja do të kryejnë kontrolle më të hollësishme.

Javën e kaluar, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Jeh Johnson e udhëzoi Administratën Amerikane të Sigurisë së Transportit të verë në zbatim disa masa të reja sigurie në aeroportet që kanë fluturime direkte për në Shtetet e Bashkuara, por fillimisht nuk u dhanë hollësi.

Ky urdhër vjen, ndërsa udhëtarët nga Evropa dhe Lindja e Mesme me destinacion Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përballen me procedura më të forta sigurie në aeroporte.

Analistët i lidhin masat e reja të sigurisë me të dhënat e zbulimit, sipas të cilave militantë me lidhje me al-Kaidën janë duke ndërtuar eksplozivë të rinj që mund të vendosen nëpër avionë dhe që nuk mund të zbulohen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: