Maqedonia

“Qytetarët për Maqedoninë” paralajmërojnë protesta radikale

Lidershipi i LSDM-së zhvilloi takime me përfaqësuesit e koalicionit “Qytetarët për Maqedoninë” dhe pas takimit organizatat joqeveritare njoftuan se vetëm për një kohë të shkurtër do të mbështesin vazhdimin e negociatave nën patronazhin e BE-së, ndërsa më pas do të fillojnë me protesta më radikale.

Siç theksohet në njoftimin e dërguar prej koalicionit “Qytetarët për Maqedoninë”, LSDM-ja do të vazhdojë me publikimin e bisedave të përgjuara telefonike.

Kërkesat e koalicionit “Qytetarët për Maqedoninë” janë të pandryshuara si dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevski, formimi i qeverisë kalimtare, korrigjimi i listës zgjedhore, lirimi i servisit publik RTVM nga kontrolli i pushtetit, përzgjedhja e prokurorit publik si dhe organizimi i zgjedhjeve tërësisht të lira dhe demokratike.

Koalicioni “Qytetarët për Maqedoninë” i jep mbështetje të fuqishme kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe qëndrimeve me të cilat ai shfaqet në negociatat nën patronazhin e BE-së për daljen e vendit nga kriza politike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button