Home / Europa / Merkel reagon pas dyshimeve për praninë e një agjenti amerikan në shërbimin sekret

Merkel reagon pas dyshimeve për praninë e një agjenti amerikan në shërbimin sekret

 merkel1Pas zbulimeve nga e përjavshmja gjermane ”Der Spiegel” për praninë e një agjenti të dyshuar nga Uashingtoni në shërbimin sekret gjerman, kancelarja gjermane, Angela Merkel reagoi sot në një konferencë shtypi në Pekin.
“Nëse këto akuza janë të vërteta, kjo do të jetë një çështje e rëndë. (…) Kjo do të përbëjë për mua një kontradiktë të qartë me atë që e konsideroj si një bashkëpunim të bazuar në besim mes partnerëve”, theksoi ajo.
Qeveria gjermane nuk pret që akuzat për spiunazh të vënë në rrezik negociatat e ndërmarra për një marrëveshje të shkëmbimit të lirë transatlantik”, deklaroi sot në Berlin, Christiane Wirtz, zëdhënësja e qeverisë gjermane.
“Amerikanët janë partnerë të rëndësishëm të Gjermanisë përfshirë këtu në fushën ekonomike gjitashtu edhe negociatat për marrëveshjen transatlantike nuk janë të rrezikuara”, theksoi ajo

Leave a Reply

Your email address will not be published.