Kuriozitete

A e dini përse “arkat e kursimit” janë në formë derrkuci?

Përse forma më klasike e një “arke” kursimi paraqet një derrkuc? Ky është një kuriozitet i cili më së miri mund të bëhet pjesë e pyetësorëve më të njohur të kulturës në përgjithësi…Përgjigjen e gjeni në vijim

Të gjithë e kemi pasur një të tillë në fëmijërinë tonë: sapo fillohet të mësohet vlera e parasë, menjëherë dëshirohet një vend i fshehtë në të cilin mund të vendosen paratë e kursyera dhe ky vend padyshim është “arka” e kursimit, më perfektja në këtë rast. Në treg gjendet në të gjitha format, ngjyrat dhe dimensionet. Ka nga ato të cilat hapen lehtësisht, por edhe nga ato të cilat e kanë të nevojshme thyerjen për marrjen e “thesarit”. Por forma më klasike e arkës së kursimit është ajo me pamjen e derrkucit rozë prej porcelani.

A e keni pyetur veten, se përse për të ruajtur kursimet është zgjedhur një formë e tillë kafshe? Le ta shohim së bashku…

“Arka e kursimit” e fabrikuar prej porcelani ose me materiale të tjera, ishte një version “manual” i kundërt me “arkat e kursimit” mekanike dhe me “kontejnerët” e monedhave, që për t’u hapur parashikojnë vënien në lëvizje të një pajisjeje mekanike.

Ky version ishte shumë i popullarizuar në gjysmën e dytë të shekullit  XIX: “arkat e kursimit” ishin krijime me forma të vërteta skenash në lëvizje, me dizenjo që të kujtonin fakte të përditshme dhe legjendare. Monedhat brenda tyre mund të futeshin shumë lehtësisht falë vendit të posaçëm, por për t’i marrë për ndonjë ngjarje të rëndësishme shpenzimesh duhej shkatërruar e gjithë ena.

Me kalimin e kohës, në shekullin XX u fabrikua një “arkë kursimi” më statike dhe më pak e komplikuar. Në fillim “kontejnerët” për monedhat u paraqitën me qëllim pedagogjik: për t’u mësuar fëmijëve vlerën e parave dhe të kursimeve. Ndërkohë qëkur “derrkuci” u zgjodh si emblemë e “arkës së kursimit”, shpesh edhe sot, bankat përdorin një dizenjo të ngjashëm për të promovuar politikën e tyre të kompanisë për kursim dhe për logo.

Por përse pikërisht një derrkuc?

Po përhapet gjithnjë e më shumë lajmi se derrkucët janë kafshë inteligjente, më shumë nga se është menduar më parë, aq shumë sa disa persona kanë filluar t’i mbajnë edhe si kafshë “shoqëruese”. Por nuk është për këtë arsye dhe as për faktin se forma e një derrkuci modelohet më lehtësisht me baltë. Të gjithë e dimë se me “pig” i drejtohemi kësaj kafshe ferme, por në gjuhën angleze, e cila flitej deri në shekullin XV, termi “pygg” i referohej terakotës ose porcelanit, materialeve të cilat janë përdorur për të bërë enë gatimi dhe sende të tjera.

Përpara se të shpikeshin “arkat” e vërteta të kursimit, njerëzit zakonisht i ruanin kursimet e tyre në vazot e kuzhinës, kavanoza ose kana, të cilat mund t’i keni parë nëpër filma të kohëve të shkuara. Kështu që, në agim të shekullit XVIII, enët e porcelanit, të cilat mbaheshin paratë, pra të përbëra prej “pygg-i”, u emëruan drejtpërdrejt nga materiali me të cilin u krijuan duke u bërë “banka moderne derrkuc”, domethënë “arkë kursimi” në formë derrkuci.

Më pas, edhe pse terakota dhe porcelani i këtyre “arkave të kursimit” u zëvendësuan me materiale të tjera, me plastikën ose qelqin, ato përsëri quheshin “derrkuc”. Pra ky emërtim mbeti me kalimin e kohës si i tillë, ndërsa këto lloj “arkash kursimi” ekzistojnë edhe sot e kësaj dite.

Burimi: Curiosone

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button