Home / Rajoni / Dështimi i negociatave, Varoufakis: “Grexit” nuk përjashtohet

Dështimi i negociatave, Varoufakis: “Grexit” nuk përjashtohet

Prishja e marrëdhënieve mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë është tashmë fakt dhe vetë ministri grek i Financave, Varoufakis paralajmëron se “Grexit” nuk mund të përjashtohet.

“Unë e përjashtoj ‘Grexit’ si zgjidhje të arsyeshme, por askush nuk mund të përjashtojë gjithçka. Unë nuk mund të përjashtoj mundësinë që një kometë të përplaset me Tokën”, ka thënë Varoufakis.

Në një intervistë për gjermanen “Bild”, ai është shprehur: “Unë nuk jam profet. Marrëveshja mund të arrihet edhe brenda natës, por Angela Merkel duhet të jetë dakord”.

Dhe ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon zgjedhje të vështira nga palët e përfshira në negociata, marrëdhëniet e tensionuara vazhdojnë të ndihen edhe në tregjet financiare. Megjithatë, Berlini vazhdon të insistojë që Greqia të mbetet në Eurozonë.

“Ne duam që Greqia të mbetet në Eurozonë”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi pozicionin e Berlinit, një ditë pas dështimit të negociatave në Bruksel.

Leave a Reply

%d bloggers like this: