Horoskopi

Horoskopi për datën 15 qershor 2015

Dashi

Parashikohen takime me persona të rinj, të cilët do të ishte më mirë që t’i shmangnit. Do të ishte më mirë që të mos kini shumë besim tek ata. Të tjerë flasin për ju pas shpine.

Demi

Shumë shpejt do të ftoheni për ndonjë udhëtim të shkurtër, ndonjë mbrëmje romantike, apo fundjavë relaksuese. Për beqarët parashikohen takime të reja dhe shumë interesante. Merrini në konsideratë.

Binjakët

Një mashkull shumë ekspert dhe energjik do t’i ndihmojë ata që janë çift që të dalin nga një krizë dhe të realizojnë një projekt. Beqarët do të takojnë persona interesantë.

Gaforrja

Ngjarje të paparashikuara dhe me të reja të mira. Dita e sotme do të jetë pozitive në aspektin e dashurisë. Beqarët duhet të kontrollojnë më mirë situatat me të cilat do të përballen.

Luani

Projektet do të jenë buka e përditshme dhe lidhja në çift në këtë periudhë. Beqarët do të kenë shpresa të mëdha për të dalë nga vetmia dhe për të krijuar një lidhje dashurie të re.

Virgjëresha

Personat e shenjës së virgjëreshës edhe sot do të kenë frikë të bëjnë ndryshime të mëdha, kjo sepse vazhdojnë ende të mendojnë për të shkuarën. Beqarët do t’ia dalin që të fillojnë një tjetër aventurë.

Peshorja

Mund të lindë një histori e re dashurie, e thellë, por pothuajse platonike. Sot mund të përjetoni ndryshime të papritura, por jo negative. Beqarët do të ndihen të penduar për gjërat që kanë bërë.

Akrepi

Vështirësi dhe pengesa në shumë gjëra. Por gjithçka do të jetë e përkohshme, vetëm mundohuni që të gjeni zgjidhjet. Lëreni veten të përshkohet nga humori i mirë, për një të ardhme pozitive.

Shigjetari

Një rival do të arrijë të shkatërrojë disa persona që janë lumturisht të lidhur prej disa kohësh. Beqarët do të takojnë persona që do t’i përdorin për interesin e tyre të mirë.

Bricjapi

Qëndroni në pritje të lajmeve të mira dhe të ngjarjeve të bukura në dashuri. Beqarët do të kenë shumë shpresa për të gjetur qetësi në jetë e sidomos në dashuri, por jo të gjitha do të jenë të kënaqshme.

Ujori

Shumë persona të shenjës së ujorit do të mund të rriten profesionalisht me ndihmën e eksperiencës së bashkëpunëtorëve beqarë. Këta të fundit do të kalojnë një mbrëmje të bukur dashurie sot.

Peshqit

Të reja në dashuri dhe konkrete në afeksionet familjare dhe ato miqësore. Ndërsa beqarët më në fund do të shohin dritën e diellit në jetën e tyre personale. Gëzojuni kësaj dite.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button