Home / Politika / PD akuzon Veliajn: 1 mln e 244 mijë euro vetëm për spotet televizive

PD akuzon Veliajn: 1 mln e 244 mijë euro vetëm për spotet televizive

Partia Demokratike ka denoncuar sërish kundër kandidatit të majtë për Bashkinë eTiranës, Erion Veliaj, në lidhje me milionat e shpenzuara nga ai për spotet televizive.

Deputetja Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediet, ka thënë se Veliaj po i fshihet transparencës, por një ditë do të mbajë përgjegjësi.

“Nuk po llogarisim këtu, kostot e zyrave elektorale, mitingjeve, posterave dhe banerave. Veliaj ka shpenzuar 1 milion e 244 mijë euro për spotet televizive, – nënvizoi Tabaku. – Nga vijnë paratë e Erion Veliajt, kush është burimi i tyre, Erion Veliaj fshihet dhe përgjigjen më të mirë do ta japin qytetarët e Tiranës në 21 qershor”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: