Politika

Ambasadori Minxhozi: Situata paszgjedhore në Kosovë, e qetë

Ambasadori shqiptar në Republikës e Kosovës, Qemal Minxhozi informoi sot komisionin e Politikës së Jashtme mbi situatën politike në Kosovë, pas zgjedhjeve të 8 Qershorit.

Duke e konsideruar procesin një hap tepër të rëndësishëm e pozitiv në konsolidimin e demokracisë atje, ambasadori nënvizoi se zgjedhjet ishin të lira, të ndershme dhe që i plotësuan të gjithë parametrat që kërkon komuniteti ndërkombëtar, por dhe vetë populli i Kosovës.

Sipas Minxhozit zgjedhjet ishin gjithëpërfshirëse, pasi në to morën pjesë të gjithë faktorët politikë, ku një risi e veçantë ishte pjesëmarrja e katër komunave serbe në Veri të vendit. Sa i takon rezultatit, vijoi ambasadori, zgjedhjet prodhuan një rezultat tepër të ngushtë. Në to morën pjesë 30 parti politike, ku forcë e parë ishte |PDK dhe koalicioni i saj, që mori 31.8 për qind të votave; më pas u rreshtua LDK me 27 për qind, “Vetëvendosje” e Albin Kurtit”, e ndjekur nga AAK dhe e mbyll listën Partia e Nismës. Ndërsa partia e Behgjet Pacollit për 900 vota mbeti jashtë parlamentit, tha Minxhozi.
Duke komentuar zhvillimet paszgjedhore, ambasadori e vlerësoi si ‘delikate‘ krijimin e një koalicioni të ri, të përbërë nga LDK, Partia e Nismës dhe Ardhmëria e Kosovës, ndërsa po në opozitë me koalicionin e parë qëndroi “Vetëvendosje”, e cila sipas Minxhozit ka një pozicion tepër kyç dhe interesant për zgjidhjen e krizës.Komisione te kuvendit (4)Foto A
Sot ka mbaruar afati ligjor i çertifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, ndërsa në orët në vazhdim është e drejta e Presidentes për të shpallur ditën kur do të konstitucionet parlamenti i ri. Sipas Kushtetutës së Kosovës kuvendi mblidhet deri 30 ditë pas çertifikimit të zgjedhjeve dhe ka plot gjasa që Presidentja Jahjaga, sot ose nesër të shprehet për të përcaktuar se kur mund të konstituhet Kuvendi.
Sipas ambasadori shqiptar, konstituimi i tij ka një rëndësi shumë të madhe për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të tij, pasi bashkë me të fillon jeta e Kuvendit të Kosovës, për të parë më pas alternativat e qeverisjes së ardhshme.
Partia e Thaçit është në bisedime për aleatë të rinj, ndërsa nga ana tjetër po kaq lëvizje bëhen dhe në kampin opozitar për të mbajtur të palëvizur këtë front trepartiak, që të mos i japë vota PDK-së apo koalicionit të tij.
Kjo tha Minxhozi është një situatë tepër e vështirë për të përcaktuar se si do të shkojë ecuria, por e rëndësishme është që ky proces po zhvillohet me një qetësi të madhe në kuptimin e mosagravimit të situatës.

“Çështja e caktimit të partisë apo grupimit që do të krijojë koalicionin është disi e veçantë në Kosovë se me të mbaruar zgjedhjet presidentja iu drejua Kushtetueses për interpretimin e ligjit. Megjithëse Kushtetuta e Kosovës është e re, prapë ka disa vakume që nuk janë të parashikuara dhe në këto kushte Presidentja e Republikës e pa të arësyeshme që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese, e cila dha në verdiktin e saj i dha të drejtë për të krijuar qeverinë, koalicionit fitues. Sipas Minxhozit pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së drejtuesve të tij, hyn në lojë roli i presidentes ose vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button