Ekonomia

Zhvillimi i tregut postar drejt avancimit teknologjik dhe konkurencës

Zhvillimi i tregut postar shqiptar vitet e fundit po nxitet drejt avancimit teknologjik dhe rritjes së konkurencës. Masat reformuese të ndërmarra kanë sjellë gjithashtu zhvillime të ndjeshme pozitive në sektorin postar në vend, përmes rritjes së cilësisë, shërbimeve më të mira dhe më efiçente.

Objektiv kryesor i administratave postare në ditët e sotme është përmirësimi i vijueshëm dhe sigurimi i shërbimeve postare cilësore me përfitime maksimale për çdo kategori përdoruesish përmes zhvillimit të një tregu postar të hapur e konkuruese. Lidhur me këtë objektiv pak ditë më parë përfaqësues të Postës Shqiptare morën pjesë në Workshop-in “Cilësia e shërbimit dhe përmirësimi i zinxhirit të furnizimit”, në vendet e Europës Juglindore organizuar në Bern të Zvicrës. Ky aktivitet i organizuar nën kujdesin e Unionit të Përbotshëm Postar dhe Posteurop-ës solli në qëndër të vëmendjes konkurrecën si faktorë që përmirëson cilësinë e shërbimit dhe sigurinë e tij.

Byroja Ndërkombëtare e UPU-së ka organizuar një metodë të re në lidhje me mbështetjen që duhet ti jepet operatorëve postarë, bazuar në vizionin global të UPU-së dhe qasjet rajonale për përmirësimin e cilësisë së shërbimit e cila kosisteon në ofrimin e asistencës teknike nëpërmjet zbatimit reciprok të aktiviteteve të përbashkëta mes vendeve dhe ofrimin e eksperiencave më të mira në këtë fushë.

posta 2

Gjatë këtij Workshop-i, bën të ditur zyra e shtypit e Postës Shqiptare, fjalën e rastit e mbajti Zv.Drejtori i Përgjithshëm i UPU-së Pascal Clivaz. Më pas të pranishmit i përshëndeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PostEurop-ës Botond Szebeny. Përfaqësuesit e çdo operatori postar pjesëmarrës në këtë workshop prezantuan zhvillimet në lidhje me përmirësimin e cilësisë së shërbimit, bazuar në realizimin e detyrave të lëna nga Workshop-et e mëparëshme. Në këtë këndvështrim, Posta Shqiptare prezantoi hapat e ndërmarra për implementimin e kodit postar dhe standartit të adresave.

Tema të tjera që u diskutuan gjatë ditëve të këtij Workshop-i, kishin të bënin me prezantimin e zinxhirit të furnizimit, hallkat kryesore të të cilit janë transporti dhe siguria.Sa më sipër,u diskutua në lidhje me përdorimin e Shkëmbimit të të Dhënave Elektronike (EDI) për operatorët postarë, përdorimin e marrëveshjeve ndërmjet operatorëve postarë, sigurinë e zinxhirit postar,standartet e sigurisë postare,mallrat e ndaluara dhe sigurinë, programet e mbrojtjes së të ardhurave,etj. Gjatë këtij Workshop-i, nga ana e përfaqësuesve të UPU-së dhe PostEurop-ës u dha orientimi për përmirësimin e Cilësisë së Shërbimit në bazë të planeve të aktiviteteve konkrete, të cilat duhet të jenë të matshme,si në afatet kohore dhe në drejtim të rezultateve të pritshme. Gjithashtu në këtë Workshop, u propozua kalimi nga version aktual IPS 4.24 në versionin më të ri 5.20.

Nga UPU-ja dhe PostEurop-a u kërkua informatizimi i të gjitha zyrave postare për të bërë të mundur regjistrimin e të gjitha eventeve proceduriale. Një theks i veçantë në këtë Workshop, u vu dhe mbi shërbimin e shpejtë EMS,për të cilin u kërkua më tepër vëmendje në hedhjen e të dhënave në sistem. Në fund të këtij takimi,Menaxheri i Projektit të PostEurop-ës z.Antonino Scribellito, zhvilloi një takim të veçantë pune me përfaqësuesit e Postës Shqiptare ku pasi shprehu vlerësimin për punën që ka bërë kjo administratë,siguroi për mbështetjen që Posta Shqiptare do të ketë nga PostEurop-a në lidhje me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve postare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button