Home / Europa / Itali, zbrazet kampi me refugjatë në Ventimilia; momente tensioni polici-emigrantë
Italian police has evacuated 50 migrants this morning under a railway bridge in Ventimiglia, near the French border. Ventimiglia (Italy), June 16th 2015. ANSA/LUCA ZENNARO

Itali, zbrazet kampi me refugjatë në Ventimilia; momente tensioni polici-emigrantë

Prej orës 8 të mëngjesit, në qytetin e Ventimilias, në veri të Italisë, autoritetet kanë nisur boshatisjen e një kampi refugjatësh afrikanë.

Operacioni në qytetin që ndodhet në kufi me Francën është kryer nga karabinierët dhe policia dhe gjatë tij janë verifikuar momente tensioni, me emigrantët që i kanë bërë rezistencë agjentëve.

Disa prej tyre janë përpjekur të arratisen, ndërsa të tjerë kanë pasur probleme shëndetësore, duke detyruar agjentët t’i ngrinin peshë për t’i futur në makina e autobusë të Kryqit të Kuq, për t’i çuar në stacionet hekurudhore.

Ata që kanë tentuar të arratisen janë ndjekur nga agjentët dhe janë bllokuar. Aksioni i forcave të rendit është shoqëruar edhe me klithmat e shumë grave emigrante.

Ndërkohë, ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së pritet të diskutojnë se si t’i përgjigjen krizës së emigrantëve në Mesdhe, me Italinë që kërcënon me një përgjigje të fortë në rast se nuk arrihet një marrëveshje.

Çështja kyçe që do të diskutohet në Luksemburg është plani për shpërndarjen e azilkërkuesve nëpër 28 vendet anëtare dhe pse jo edhe më gjerë.

Kryeministri Matteo Renzi deklaroi më herët se, nëse marrëveshja nuk arrihet Italia do të kalojë në një “Plan B” që do ti “dhëmbë” Evropës.

Kriza e emigrantëve që largohen nga vendet në luftë ka vënë në vështirësi të mëdha vendet mesdhetare si Italia, Greqia dhe Malta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: