Home / Kronika / Sociale / Prezenca e OSBE-së prezanton projektin kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve

Prezenca e OSBE-së prezanton projektin kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri prezantoi sot projektin “Mbështetje e masave për luftën kundër trafikimit të fëmijëve”.

Projekti synon fuqizimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë civile për të adresuar çështjen e trafikimit të fëmijëve, duke u përqendruar te parandalimi i shfrytëzimit të punës së fëmijëve.

Ai financohet nga qeveria italiane dhe realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Si pjesë e projektit, është hartuar “Udhëzuesi për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge”, i cili trajton çështjet e mbrojtjes dhe ndihmës ndaj fëmijëve në situatë rruge, që janë në rrezik të formave të ndryshme të shfrytëzimit si, detyrim për të lypur, punuar apo shfrytëzim seksual. Udhëzuesi do t’u shërbejë profesionistëve që merren me identifikimin, referimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge. Gjithashtu, do të organizohet trajnimi i punonjësve socialë shtetërorë dhe të shoqërisë civile, punonjësve të policisë dhe profesionistëve të tjerë në kontakt të përditshëm me fëmijët, për zbatimin e duhur të Udhëzuesit. Po në kuadër të projektit, do të bashkëpunohet me komunitetin e biznesit për miratimin e një kodi sjelljeje për ndalimin e shfrytëzimit të punës së fëmijëve.

Duke folur në veprimtarinë e sotme, zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert W

Prezenca e OSBE-së prezanton projektin kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve

Prezenca e OSBE-së prezanton projektin kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve

ilton, tha se parandalimi dhe lufta kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të personave, që përbën një shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive të njeriut, duhet të jetë ndër përparësitë kryesore të vendit. Në prezantimin e projektit folën edhe ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri dhe zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali. Veprimtaria u zhvillua në kampin veror në natyrë, të organizuar nga shoqata “Arsis”, për fëmijët në situatë rruge dhe fëmijë të tjerë në nevojë.

Prezenca e OSBE-së prezanton projektin kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve

Prezenca e OSBE-së prezanton projektin kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve

Studimi kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge i UNICEF dhe “Save the Children” tregon se në Shqipëri janë rreth 2,527 fëmijë në situatë rruge. Sipas këtij studimi, një e treta e tyre janë në rrezik për t’u trafikuar. Sipas raportit vjetor të Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Anti-Trafikimin, nga 95 viktima të mundshme trafikimi të identifikuara në Shqipëri në vitin 2013, 43 prej tyre ishin të mitur

Leave a Reply

%d bloggers like this: