Kuriozitete

Rrjeta e Championsit të Pikèsë, dhuratë për mikun e tij që martohej

Pak pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, ndërsa shokët festonin fitoren e Ligës së Kampionëve (3-1 në finale kundër Juventusit), duke ngritur kupën në drejtim të tifozëve, Zherard Pike, iu afrua një prej portave të stadiumit të Berlinit për të prerë rrjetën, siç bëjnë kampionët e basketbollit me atë të koshave kur fitojnë titullin.

Pike 1Mbrojtësi katalanas, e ka hedhur më pas rreth vetes, por ajo rrjetë, sipas asaj që zbulon “El Mundo Deportivo”, nuk qëndroi gjatë në shtëpinë e tij, mes medaljeve dhe çmimeve të një karriere të ndritshme.

Pike 2Duke mos pasur mundësi të marrë pjesë në martesën e një prej miqve të tij më të mirë, pasi ishte i përkushtuar me kombëtaren spanjolle për ndeshjen kualifikuese të “Euro 2016” kundër Bjellorurisë, Pikè ka vendosur të dërgojë rrjetën e tij të famshme në festën e dasmës, deri sa të gjithë – çifti dhe të ftuarit – mund të merrnin nga një pjesë.

Një mënyrë për t’i kërkuar falje mikut, i cili i ka qëndruar gjithnjë pranë, që nga kohët kur bashkëshorti i këngëtares Shakira, i rritur në sektorin e të rinjve të Barcelonës, u transferua në Angli për të luajtur me fanellën e Mançester Junajtid në vitin 2004.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button