Home / Teknologji / Pse Google po investon për “sipërmarrësit e argjendtë”

Pse Google po investon për “sipërmarrësit e argjendtë”

Google kërkon të caktojë një bazë të asaj që e quan ‘sipërmarrës të argjendtë” dhe ka nisur një skemë për të ndihmuar njerëzit mbi 50 vjeç të ecin në rrugën e biznesit. Programi pilot do të mbahet në kampusin e Google, në Londër.

Grupi i parë që nis këtë javë do të trajnojë dhjetë persona. “Ai është krijuar për të sjellë bashkë për herë të parë sipërmarrës, të cilët hyjnë në këtë hapësirë dhe janë mbi 50 vjeç”, thotë Eileen Naughton, zv.presidente e shitjeve të Google, në Britani dhe Irlandë, gjatë një fjalimi në Javën e Teknologjisë në Londër.

Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare Britanike të Statistikave, një në pesë persona mbi 50 vjeç është i vetëpunësuar, dhe numri i këtyre “sipërmarrësve të argjendtë” vlerësohet të shkojë në 2 milionë, brenda vitit 2020. Ky është grupi, nga i cili Google shpreson të përfitojë.

Kjo nuk është përpjekja e parë e Google në projekte të tilla në vende me demografi të veçantë. Në vitin 2013, shkruan CNBC, ai lancoi një program të quajtur “Campus for Mums” (Kampi për nënat).

Leave a Reply

Your email address will not be published.