Home / Presidenciale / Nishani: Ja lista me 22 kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë

Nishani: Ja lista me 22 kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë

bujar-Nishani-thumbPesë kandidatë nga radhët e gjyqësorit dhe 17 kandidatë nga radhët e juristëve janë pjesë e listës së shpallur nga Presidenti Bujar Nishani, për konkurruesit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Sipas Kreut të Shtetit të 22 anëtarët që janë pjesë e kësaj liste, plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë.

“Në zbatim të ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e një anëtari të ri të Gjykatës së Lartë (si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për emërimin e zotit Alaudin Malaj si anëtar i Gjykatës së Lartë), si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, Presidenti Nishani shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore parashikuar nga pika 1 e nenit 3 të ligjit 151/2013”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë:

Kandidatë që vijnë nga radhët e gjyqësorit:

Astrit Kalaja
Entela Prifti
Fatos Qato
Luan Dervishi
Sokol Ngresi

Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:

Adnor Shameti
Artur Gaxha
Ermir Dobjani
Ervin Pupe
Fatmira Luli
Genti Shala
Gjet Kola
Ilir Panda
Luan Daci
Mimoza Kajo
Mimoza Margjeka
Petrit Kaja
Pranvera Strakosha
Prel Martini
Rexhep Bekteshi
Shpëtime Pitaku
Sokol Sadushi

Leave a Reply

Your email address will not be published.