Politika

Tirana, një rol aktiv për shqiptarët në rajon

Ditën e sotme janë përmbyllur punimet e Konferencës së ambasadorëve, aktivitet i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Sot u zhvilluan punimet e ditës së tretë të Konferencës së Ambasadorëve. Paneli i parë i ditës së sotme, i cili u zhvillua në ambientet e MPJ-së, iu dedikua temës “Shqipëria në rajon – nga periferi në qendër”. Të ftuar në këtë panel ishin  Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosja dhe Kryetar i Komisionit Pralamentar për Politikën e Jashtme në Kosovë,  Pëllumb Xhufi, historian dhe ish Zëvendësministër i Jashtëm,  Qemal Minxhozi, Ambasador i RSH në Kosovë dhe Bashkim Rama, ish Ambasador.

Gjatë diskutimeve në këtë panel, folësit dhe të pranishmit shkëmbyen mendime mbi rolin që luan Shqipëria në rajonin e Ballkanit perëndimor, mundësitë e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si dhe mbi mënyrat e fuqizimit të diasporës shqiptare në botë, me qëllim promovimin e vlerave të kulturës dhe politikave shqiptare.

presideti, pritje

Më pas, Ambasadorët udhëtuan drejt Fishtës, për një drekë pune të ofruar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit. Gjatë kësaj dreke u diskutua në detaj mbi modalitetet e bashkëpunimit mes përfaqësive të RSH-së dhe institucioneve përgjegjëse për turizmin, me synim promovimin e turizmit shqiptar në botë.

Dita e tretë e punimeve të Konferencës u mbyll me një pritje të organizuar nga Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, pranë Pallatit të Brigadave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button