Home / Kosova / Blomeyer: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme

Blomeyer: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme

Presidentja-e-KosovësAtifete-Jahjaga-priti-në-takim-ambasadorin-e-Republikës-Federale-të-Gjermanisë-në-Kosovës-Peter-Blomeyer-525x350Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga, priti në takim përshëndetës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Peter Blomeyer, në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Blomeyer për punën e tij dhe bashkëpunimin me institucionet dhe me qytetarët e Kosovës dhe theksoi si shumë të rëndësishme mbështetjen që Gjermania vazhdon t’i japë Kosovës në të gjitha proceset demokratike të saj.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Peter Blomeyer e vlerësoi mikpritjen në Kosovë dhe posaçërisht bashkëpunimin me të gjitha institucionet dhe me shoqërinë e Kosovës. Ai tha se Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme dhe se duhet të vazhdojë përparimin në axhendën e saj evropiane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: