Home / Kosova / Kosova radhitet e 69-ta në Indeksin Global të Paqes

Kosova radhitet e 69-ta në Indeksin Global të Paqes

Shteti i Kosovës është radhitur në pozitën e 69-të në Indeksin Global të Paqes për vitin 2015.

Ky është një përmirësim i vogël krahasuar me vitin 2014, kur Kosova ishte e radhitur në pozitën e 72-të.

Indeksi mat paqen në 162 vende të botës duke u bazuar në 23 indikatorë, që mund të ndahen në 3 shtylla –niveli i sigurisë në shoqëri, numri i konflikteve të huaja dhe vendore si dhe shkalla e militarizimit, transmeton Koha.net.

Shqipëria në këtë raport radhitet e 52-ta, Mali i Zi në pozitën 57, kurse Serbia në pozitën 46.

Nga vendet që e rrethojnë Kosovën, në këtë indeks më keq se Kosova është Maqedonia, që radhitet e 71-ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.