Home / Kronika / KLD rrëzon kërkesën e ministrit Naço për shkarkimin e gjyqtarit Gjin Gjoni

KLD rrëzon kërkesën e ministrit Naço për shkarkimin e gjyqtarit Gjin Gjoni

Keshilli-i-Larte-i-DrejtesiseKëshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzon kërkesën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për shkarkimin e gjykatësit të Apelit Gjin Gjonit. Vendimi u morr në përfundim të një mbledhje të nisur që në orët e para të mëngjesit. Ministri Naço, kërkoi shkarkimin e gjykatësit Gjoni pasi ky i fundit po hetohet për fshehje të pasurisë nga prokuroria e Elbasanit. 

Në fjalën e tij para KLD, ku është edhe anëtar, Gjin Gjoni deklaroi se po sulmohet politikisht në mënyrë të koordinuar. Sipas tij, sulmi bëhet për shkak të gjykimeve të tij ndaj ministrave aktualë. “Po sulmohem për të më bërë presion për proceset gjyqësore që jam duke zhvilluar ndaj eksponentëve politikë”, tha Gjin Gjoni ndërsa shtoi se ILDKP dhe Ministria e Drejtësisë nuk ka zhvilluar asnjë procedurë dhe se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë, duke e cilësuar gjithë procedurën ndaj tij një farsë. 

Ndërkaq sa i përket pasurisë Gjoni ëhstë shprehur se , e ka deklaruar sipas ligjit si ai dhe bashkëshortja. Më herët KLD vendosi vërejtje me paralajmërim për gjykatësin Andi Ymeri, ndërsa ka rrëzuar kërkesën për procedim të gjykatësit Markelian Kuqo. Ish kryetari i gjykatës Pukë, Shtjefën Lleshi nuk është paraqitur në KLD për shkak se ndodhet në arrest shtëpie dhe për të kryer procedimin duhet leja e prokurorit që ai të lerë ambientet e shtëpisë. 

Procedimi për gjykatësit Bujar Musta dhe Ilir Pashai është shtyrë, pasi asnjë prej tyre nuk është paraqitur. Kërkesat për procedimin e 8 gjyqtarëcve janë bërë nga ministri i Drejtësisë Nasip Naco. Mbledhja e sotme e KLD është shoqëruar me debate të forta lidhur me ndryshimet në ligjin për funksionimin e këtij këshilli. Anëtarët e KLD nuk i kanë mirëpritur ndryshimet e propozuara nga ministria e Drejtësisë, të cilat sipas tyre, zvogëlojnë kompetencat e KLD-së, ndërkohë që ruajnë kompetencat e ministrit të Drejtësisë. 

Presidenti Bujar Nishani deklaroi se marrja e kompetencave të organeve kushtetuese, rrezikon seriozisht dimensionin e lirisë në vend. Shqyrtimi i procedimit disiplinor për gjyqtarët, që ishte e parashikuar të zhvillohej në mbledhjen e datës 30 qershor 2014, u shty për shkak të mungesës së Ministrit të Drejtësisë.Mësohet se gjatë mbledhjes së KLD-së ka pasur debate teksa diskutohej pr/ligji i Ministrisë së Drejtësisë “Për funksionimin e KLD-së”. Sipas anëtarëve të KLD-së, pr/ligji i Ministrisë së Drejtësisë nuk sjell asnjë të re.

Ndërkohë që anëtarët e KLD-së kanë akuzuar ministrinë e Drejtësisë edhe për veprimtari të njëanshme, ndërsa kërkojnë që për veprimtaritë e saj të njoftohet Komisioni i Venecias. “Ministri nuk iu përgjigj pyetjes për Komisionin e Venecias. Ky komision duhet të njoftohet për veprimtarinë e Ministrisë së Drejtësisë, e cila është e njëanshme”. 

Leave a Reply

%d bloggers like this: