Kosova

PDK në gjunjë, i ofron Vetëvendosjes postin e kryeministrit dhe gjashtë ministri

Këtë e ka pohuar për KTV’në Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje.

“Këto kanë qenë ato që kanë ardhur në atë letër që unë personalisht nuk i kam parë por i kanë parë njerëzit e Vetëvendosjes sepse ne nuk kemi pranuar në asnjë formë të takohemi me ta. Nuk i kemi marrë seriozisht dhe nuk i marrim per shkak të veprimeve të tyre joserioze që janë komplet kundër interesit të qytetarit të Kosovës”, ka thënë Molliqaj.

Ismet Beqiri nga LDK, i ka thënë KTV’së se nuk do të joshen pavarësisht ofertave që u bën PDK.

“Ky është një reflektim i panikës që ka PDK dhe Thaçi, për shkak se nuk e kanë mundësinë ta krijojnë qeverinë. Jemi të bindur në atë që kemi marrë vendim dhe jemi të bindur se një qeverisje me PDK’në është e pamundur dhe e dëmshme për vendin”, ka thënë Beqiri për KTV’në.

Edhe Ahmet Isufi nga AAK e ka quajtur këtë një ‘luftë speciale’ të PDK’së.

Ai ka thënë se kjo parti nuk ka lënë hapësirë që ndonjë nga partitë t’i bashkohet në qeverisje.

Ndërkaq për të gjitha këto deklrata, kontakti me zyrtarë të PDK’së ka qenë i pamundur.

[yop_poll id=”2″]

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button