Home / Teknologji / Churchix, kisha do të njohë fytyrat e besimtarëve

Churchix, kisha do të njohë fytyrat e besimtarëve

Kishat do të përdorin një teknologji të veçantë për njohjen e fytyrës, për besimtarët e saj të devotshëm, duke rritur shqetësimin e cenimit të privatësisë.

Churchix është programi i dizenjuar për të njohur fytyrat e njerëzve, për të monitoruar hyrjet në meshë apo ngjarje të tjera. Ajo është ndërtuar duke përdorur të njëjtën teknologji që përdoret për të identifikuar kriminelët apo terroristët në aeroport.

Për të bërë këtë sistem funksional, organizatat fetare duhet të regjistrojnë pamje të besimtarëve, si ato të pasaportave, dhe të krijojnë një bazë të dhënash, si dhe të instalojnë kamera në kisha. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë krahasohen me ato të fotove, në bazën e të dhënave për të parë se kush ka marrë pjesë në meshë çdo javë.

Kisha gjithashtu ka vendosur një pikë kontrolli, ku anëtarët e regjistruar në mënyrë vullnetare shohin në kamera për të qenë të sigurtë 99%.

Instalimi i Churchix u jep mundësi kishave të krijojnë raporte të dhënash, si përshembull sa janë meshkuj e sa femra, mosha mesatare e pjesëmarrjes në shërbime të ndryshme etj.

Kreu i kompanisë, Moshe Greenshpan ka thënë për Churchm.ag se nuk do të shesin programin për kishat derisa kjo e fundit ta kërkojë. “Brenda një periudhe të shkurtër kohe, jemi kontaktuar nga 10 kisha në të gjithë botën dhe të gjithë kërkojnë të njëjtën gjë, programin e njohjes së fytyrës që identifikon anëtarët që marrin pjesë në një ngjarje”, shpjegon Greenshpan.

Ai shton se aktualisht kishat e kryejnë këtë proces në mënyrë manuale, dhe kjo do të bëjë thjesht dixhitalizimin e procesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.