Amerika

SHBA, 9 të vrarë në një kishë në Karolinën e Jugut

Nëntë persona kanë vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një kishë afro-amerikane në Charleston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shefi i Policisë i Karolinës së Jugut, Gregory Mullen, tha se 8 nga viktimat u vranë brenda kishës, ndërsa i nënti vdiq në spital.

I dyshuari i masakrës është një person i bardhë, rreth të njëzetave. Mes viktimave është edhe pastori i kishës, Clementa Pinckney.

Vrasjet kanë ndodhur të enjten, në orën 21:00 me orën lokale (01:00 me atë shqiptare).

“Është e paimagjinueshme që dikush në ditët e sotme të hyjë në një kishë gjatë meshës dhe t’u marrë jetën besimtarëve”, tha Mullen.

Senatori i Karolinës së Jugut, Joe Riley, shkroi në Twitter: “Më dhemb zemra për Charlestonin dhe Karolinën e Jugut”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button