MaqedoniaRajoni

Protesta në Shkup, prani e madhe e forcave speciale

Duam Liri’, ‘Duam drejtësi’, ‘Jankullovska dhe Geshkovska terroriste’ ishin vetëm disa nga parullat që lëshuan për të tretën ditë me radhë protestuesit nëpër rrugët e Shkupit që dolën të shprehin mllefin e tyre ndaj vendimit të gjykatës për të dënuar me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë. Protesta edhe sot nisi prej para xhamisë së Jahja Pashës, ishte e qetë dhe nuk pati incidente. Vëllai i Fejzi Azirit, i dënuar me burg të përjetshëm, Bedri Aziri tha se protesta do të vazhdojnë dhe liri do të kërkohet edhe nga instancat tjera pasi ata janë të bindur se familjarët e tyre janë të pafajshëm.

 ‘Porosia jonë është vetëm drejtësia, nuk po kërkojmë mëshirë, e kemi thënë disa herë. Kjo është një padrejtësi e madhe që na është bërë neve si familje, por edhe si komb edhe si fe të cilën e posedojnë shqiptarët e Maqedonisë. Na poshtëruan kombin, fenë, na bënë terroristë, na bënë vrasës vetëm të mbulojnë disa gjëra të pista që i bënë vetë regjimi, e ata çdoherë si fajtorë kujdestarë kanë shqiptarin ose shqiptarin’, tha Bedri Ajdari, vëllai i Fejzi Azirit.

 ‘Kështu nuk durohet më. Ajde një gabim e bënë me Sopotin, i mbajtën në burgë 10 vite e jo një muaj, tash një gabim tjetër…Edhe djalin tim e kanë mbyllur në burg pa asnjë faj, i tërë gjyqi duhet të jap dorëheqje menjëherë, në veçanti Geshkovska’, tha një protestues.

Protestat e sotme nisën prej para xhamisë së Jahja Pashës në Çair, më pas turma e njerëzve iu drejtua gjyqit themelor Shkupi 1, por nuk mundi të arrijë deri atje pasi policia kishte ngritur kordone përpara qendrës tregtare Mavrovasja. Protesta kaloi qetë dhe pa incidente ndërsa protestuesit u shpërndanë të qetë. police

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button