Ekonomia

ERE: Në 2014 HEC-et vendore rritën prodhimin e energjisë

Prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike për vitin 2014 nga hidrocentralet vendore privatë dhe të dhënë me koncension arriti në 919 Gwh ose 19.45 % e prodhimit të përgjithshëm neto vendas.
Sipas raportit vjetor të ERE-s, në këtë grup përfshihet dhe HEC-Ashta, me fuqi të instaluar mbi 15 MW, që gjatë vitit 2014 prodhoi sasinë prej 201 Gwh.
Nga 98 HEC-e private dhe ato të dhëna me koncesion gjatë vitit 2014 që prodhuan energji elektrike, 93 prej tyre patën kontrata shitje me KESH, ndërsa të tjerët punuan si prodhues i shkëputur nga prodhimi publik dhe të tjerat prodhuan energji për nevojat e veta dhe tregtim.
Të 93 HEC-et që kishin kontrata shitje me KESH, kanë një fuqi të përgjithshme të instaluar rreth 294.28 MW, nga të cilat 37.49 MW janë hidrocentralet e rinj vendorë, që nisën prodhimin e energjisë gjatë vitit 2014. Nga HEC-et e mesëm, vetëm ai i Lanabregasit punoi me kontratë me KESH, ndërsa të 4 HEC- et: Ulez, Shkopet, Bistrica1 dhe Bistrica 2 punuan për llogari të pronarit “Kurum.
Që prej vitit 2008, vërehet rritje e sasisë së energjisë së prodhuar nga HEC-et vendore, ku veç rritjes së kapaciteteve të instaluara, vihet re ritmi i lartë i rritjes së prodhimit nga HEC-et e dhënë me konçension, veçanërisht gjatë periudhës 2008- 2014. Rritje e konsiderueshme u vërejt gjatë vitit 2013, ku prodhimi nga këto HEC-e ishte 2.5 herë më i madh në krahasim me vitin e mëparshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button