Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 18 qershor 2015

Horoskopi për datën 18 qershor 2015

Dashi

Mundësi të tjera e pozitive do t’ju jepen sot. Por do të jeni paksa të shqetësuar për shkak të hënës te gaforrja. Më mirë mos diskutoni me personat që do të keni pranë. Gjithsesi bëni kujdes ndaj shëndetit.

Demi

Do të shpërbleheni. Keni një vizion të bukur në fushën profesionale, të ndikuar nga financat në rritje. Ndonjë mërzitje do t’ju ndodhë prej strukturave publike. Por gjithsesi, kur ju doni, ia arrini në gjithçka.

Binjakët

Duhet të vijoni me qetësi dhe të bëni kujdes me çka do të thonë të tjerët për ju. Dashuria do t’ju bëjë shumë të lumtur. Të favorizuara do të jenë edhe martesat e dyta ose të treta.

Gaforrja

Duhet të sistemoni gjërat që ju kanë mbetur fshehur në ndonjë “cep”, për ta mbështetur familjen dhe për ta përgatitur për pushime. Kërkime të bashkëpunëtorëve të rinj, fillesa në biznese.

Luani

Do të nisni një kapitull të ri në jetën tuaj profesionale, prisni edhe ndonjë kritikë, apo ndonjë kundërpërgjigje. Por iniciativat e reja mos harroni t’i mbani për vete.

Virgjëresha

Do të keni përmirësime në marrëdhëniet profesionale dhe private. Pra vera do të hapet me një lajm i cili do t’jua bëjë zemrën që të rrahë fort, prej ardhjes së papritur të dikujt.

Peshorja

Do të viheni në pritje të betejave të reja profesionale, me solsticin e verës dhe të Marsit. Sot mundohuni të kontrolloni pikat e dobëta tuajat, shëndetin, familjen dhe dashurinë.

Akrepi

Përdorini me mençuri energjitë tuaja fizike, do t’ju shërbejnë në verë, gjatë sezonit që mesa duket për ju do të jetë më shumë i ngarkuar me punë se sa me pushime.

Shigjetari

Sot do të ndiheni më mirë. Hëna ka kaluar në një shenjë mike për ju dhe për këtë iu pret një fundjavë e bukur në dashuri. Ky pozicion i saj nuk do t’ju shqetësojë as në aktivitetin e punës.

Bricjapi

Jeni përballë një periudhe me stres. Do të kaloni momente jo të mira për sa i përket shëndetit: do të ndjeni dhimbje të forta stomaku. Mundohuni t’i bëni gjërat me qetësi dhe jo me shumë emocione.

Ujori

Më në fund,pas shumë shpenzimeve, do të merrni një shumë të mirë parash. Po shiheni nga shumë yje pozitiv. Për sa i përket dashurisë do të bëni biseda shumë të këndshme.

Peshqit

Një lehtësim i madh në familje dhe në martesë, për më tepër Neptuni do të krijojë një atmosferë romantike për një “kërcim” pasionant. Favorizime do të keni edhe për çështjet imobilare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.