Maqedonia

Ivanov: Asnjë krizë nuk ka zgjatur përjetësisht

“Duhet të jemi gjithmonë njerëz të cilët mendojnë pozitivisht. Mendoj se zgjidhje të krizës politike do të ketë”. Kështu ka deklaruar presidenti Gjorge Ivanov në një intervistë për televizionin “Telma”, derisa ka komentuar krizën aktuale politike dhe bisedimet midis liderëve politikë.

“Mendoj se do të ketë zgjidhje. Çdoherë duhet të jemi, në njëfarë mënyre, njerëz të cilët mendojnë pozitivisht. Dhe çdoherë jam përpjekur edhe ashtu t’i vendos të gjitha gjërat në funksionimin e institucionit President edhe në jetë. Do të thotë kur i shikoni nga aspekti pozitiv disa gjëra, zgjidhje duhet të ketë. Asnjë krizë nuk ka zgjatur përjetësisht. Edhe kriza do të përfundojë, do të ketë zgjidhje të saj, megjithatë, çdoherë mbetet momenti që të ruhet fytyra, për shkak se zgjidhjet nuk janë të atilla siç ne vetë i paramendojmë, por në bazë të ndonjë momenti, gjendjeje dhe rrethana të caktuara. Kemi presion të madh që ta humbim rekomandimin, siç përmendët edhe çështje është se nëse do të marrim sërish rekomandim, për shkak se kjo është shprehje e konsentusit. Ajo miratohet me konsenzus. Për shkak se investimi është i madh. Dhe duhet që të mos i nënvlerësojmë qytetarët tanë edhe ata e dinë se kush për çka brengoset, për çka mendon kur është në funksion publik, dhe çka ka arritur me besimin që i është dhënë. Kështu që, do të vijë momenti kur do të dalë zgjidhja dhe duhet t’i inkuadrojmë liderët e partive, të cilët kësaj here pranuan në prezencën e ambasadorëve dhe në prezencë të komisarit evropian të gjejnë zgjidhje. Dhe t’i lëmë që të gjejnë zgjidhje. Atë që e filluan duhet ta përfundojnë”, ka thënë Ivanov.

Ai u tregua i gatshëm për bisedime me liderët politikë duke u bërë thirrje që të shkojnë menjëherë në kabinetin e tij. Lidhur me rastin e përgjimit Ivanov pret që hetimi dhe gjykata ta thonë fjalën e fundit.

“Ta lëmë gjykatën që ta thotë fjalën e fundit, ka një hetim në prokurori, po zhvillohet rast gjyqësor, i cili do të ketë përfundim juridik dhe do të besojmë në atë që në bazë të fakteve dhe argumenteve dhe jo në atë që bazohet në spekulime dhe fushatë”, deklaroi presidenti Ivanov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button