Maqedonia

Hoxhallarët shkojnë në kurbet, pas një muaji kthehen me 30 mijë euro?

Me fillimin e muajit të Agjërimit Ramazanit, një pjesë e madhe e hoxhallarëve nga Maqedonia kanë marrë rrugën e kurbetit dhe janë vendosur nëpër qytete të ndryshme të shteteve evropiane. Zhurnal” mëson se shtetet më të preferuara janë Zvicra dhe Gjermania por nuk përjashtohen as Austria dhe Belgjika.

Këta hoxhallarë kanë misionin e tyre fisnik që gjatë muajit të Ramazanit të mbajnë ligjërata fetare për shqiptarët e diasporës të cilët përkohësisht ose me qëndrim të përhershëm jetojnë në vendet e huaja.

“Zhurnal” merr vesh se shqiptarët e diasporës i presin me padurim hoxhallarët nga Maqedonia të cilët me ligjëratat e tyre ndikojnë në ngritjen e moralit dhe besimit fetar duke vazhduar traditat e jetës fetare si në vendlindje.

Burimet thonë se disa hoxhallarë gjatë viteve të kaluara të cilët kanë qëndruar nëpër xhamitë e Zvicrës dhe Gjermanisë vetëm gjatë muajit të Ramazanit që njihet si “haku i hoxhës” grumbullojnë deri më 30 mijë franga zvicerane, shkruan Zhurnal.

Në këtë shumë gjithashtu hyjnë edhe shpërblimet shtesë që besimtarët i japin imamit të tyre i cili ka qenë i angazhuar në xhaminë e caktuar gjatë muajit të agjërimit.

Parashtrohet dilema se një kirurg me famë të madhe merr rrogë mesatare në Maqedoni deri më 1.000 euro në muaj, në Zvicër deri më 10 mijë franga. Është e pakuptueshme që një hoxhë të fitojë deri më 30 mijë franga për një muaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button