Politika

Rama inspekton rrugën që lidh Tiranën me Dajtin: Nuk është rruga që të çon të shtëpia ime

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka inspektuar sot punimet për rehabilitimin e rrugës që të çon në Parkut Kombëtar të Dajtit e lënë prej vitesh në mëshirë të fatit. Rama shoqërohej nga deputeti i zonës, Xhemal Qefalia i cili nga ana e tij ka shprehur falënderimet në emër të banorëve të zonës dhe të Tiranës në tërësi, të cilët sipas tij detyroheshin ta braktisnin frekuentimin e Dajtit, për shkak të rrugës tejet të amortizuar.

“Bashkë me Xhemalin, pikërisht këtu në këtë pikë kemi qenë, kur erdhëm dy vjet më parë dhe konstatuam publikisht fatkeqësinë që kjo rrugë strategjike për zhvillimin ekonomik dhe urban të kryeqytetit ishte lënë në gjendjen më të tmerrshme. Dhe thamë që kjo do të jetë një rrugë prioritare. Puna ka filluar, por mbetet për t’u sqaruar fakti që kjo rrugë nuk të çon tek shtëpia ime. Për arsye që janë misterioze, rruga që çon tek shtëpia ime është një nga rrugët e bëra, edhe pse nuk është rrugë e një rëndësie të madhe dhe e ka bërë Saliu. Komshinjtë aty thonë që ishte një histori tokash për interesa të caktuara, por unë nuk i hyj kësaj. Ajo që ka rëndësi është që ne do të bëjmë një rrugë shumë më turistike për të shkuar deri lart në Parkun e Dajtit”, u shpreh Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button