EuropaRajoni

Bashkimi Evropian për Energjinë, të mbyllen termocentralet me qymyr

qymyrDuke përafruar politikat e energjisë me udhëzuesin e Bashkimit Evropian për energjinë, duke mbyllur të gjitha termocentralet me qymyr dhe duke i zëvendësuar ato me burime të energjisë së rinovueshme, vendet e Evropës JL mund të kenë një system energjitik më të pastër dhe më të lirë.

Këto janë gjetjet që vijnë nga 7 modele të reja energjie të zhvilluar për rajonin e Evropës JL, të bazuara në të dhëna të aksesueshme dhe në mbi 500 konsultime me aktorë të ndryshëm interesi, të cilat u prezantuan sot në një konferencë të organizuar nga SEE Change Net në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, në kuadër të Javës Evropiane për Energjinë e Qendrueshme.

Këto modele tregojnë gjithashtu se duke zbatuar qëllimet e Udhëzuesit të BE për Energjinë, shtetet do të reduktojnë me 60% konsumin e tyre vjetor të energjisë, në vend që ta rrisin atë me 6% sipas skenarëve të propozuar nga Business as Usual (Biznesi si zakonisht).  Këto shtete gjithashtu do të rrisin eficencën e energjisë në të gjithë sektorët, të parandalojnë rritjen e kostove shëndetësore si dhe të reduktojnë rreziqet klimatike.

“Nëse rruga e shtruar nga BE është teknikisht e mundur për tu zhvilluar dhe me të njëjtën kosto që ka përqasja aktuale ,“Rruga drejt asgjësë”, e cila po udhëheq qeveritë e Evropës JL larg standarteve Evropiane, atëherë pse nuk po investojmë në një system energjitik i cili do të jetë më i drejtë, më i pastër dhe më efikas për të gjithë banorët e Evropës JL?”, pyet Garret Tankosić-Kelly, Drejtor i SEE Change Net, i cili udhëhoqi këtë sesion.

Modelet e energjisë për Evropën JL bazohen në Llogaritësin 2050, i cili është zhvilluar nga Departamenti i  Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike (DECC) në Mbretërinë e Bashkuar. Zëvendës Drejtori i DECC, Tom Counsell, shpjegoi përfitimet që ka Llogaritësi 2050: “Në Mbretërinë e Bashkuar, kemi zbuluar se arrijmë në një nivel diskutimi më të lartë, kur diskutojmë për të ardhmen e energjisë, nëse angazhohemi në një proces i cili është transparent, i sfidueshëm,  dhe që ka mjete që përdoren lehtë sikundër është Llogaritësi 2050. Jemi shumë të kënaqur që shtete dhe rajone të tjerë kanë zhvilluar teknika të njëjta, kështu që edhe ato të mund të kenë debate të fuqishme, dhe të një cilësie të mirë, rreth zgjedhjeve dhe vendimeve më të mira për ta.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button