Home / Bota / Obama: Paqja në Lindjen e Mesme e domosdoshme dhe e mundur

Obama: Paqja në Lindjen e Mesme e domosdoshme dhe e mundur

 Barak-Obama1Paqja mes izraelitëve dhe palestinezëve është e domosdoshme, e drejtë dhe e mundur, thotë presidenti amerikan, Barack Obama në një artikull për gazetën izraelite ”Haaretz” me rastin e një debati për paqen në Lindjen e Mesme, të organizuar sot nga kjo gazetë. ”Haaretz” boton shkrimin e Obamës në faqen e parë, mbi njoftimet për sulmet me raketa të palestinezëve nga Gaza. “SHBA nuk do ta lënë kurrë pas dore shpresën për një paqe të qendrueshme, që përfaqëson mënyrën e vetme për të garantuar sigurinë e vërtetë të Izraelit”, shkruan Obama. ”Megjithatë, të dyja palët duhet të marrin përsipër rreziqe. Objektivi mbi të cilin duhet të përqëndrohemi është ai i një shteti hebre demokratik, që jeton në paqe dhe siguri pranë një shteti palestinez të pavarur dhe vital”, shton presidenti amerikan. ”Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë evropianë dhe në botën arabe për të mbështetur opozitën e moderuar siriane për një zgjidhje politike të konfliktit në këtë vend”, thotë Obama. ”SHBA është e vendosur që për çështjen bërthamore iraniane të mbajë mbi tryezë të gjitha opsionet e mundshme”, përfundon presidenti amerikan, Barack Obama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: