Home / Kronika / Arrestohet një 26 vjeçar për trafikim të lëndëve plasëse

Arrestohet një 26 vjeçar për trafikim të lëndëve plasëse

Drejtoria-e-Policise-Qarku-Shkoder-copy-466x350Strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë bënë të mundur sot kapjen e një 26 vjeçari të shpallur në kërkim, i cili akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”.

Burime zyrtare nga policia e qarkut Lezhë, thanë për ATSH-në se personi në fjalë quhet Erjon Ajazi, banues në Krujë. Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi, pasi Ajazim  ka qenë shpallur në kerkim, Gjykata e Shkalles së Parë për krimet e Rënda ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”.

Po sot, policia e qarkut Lezhë, filloi proçedimi penal, ndaj shtetasit Mark T., vjeç 62, banues në Rrëshen, Mirditë. Procedimi ndaj tij  filloi,  pasi ky shtetas me anë të mashtrimit, nuk i ka dhënë një shumë prej 100.000 lekë, shtetasit D Sh, banues Rrëshen-Mirditë. Materialet në fjalë kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale të , “Mashtrimit”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: