Kronika

Asgjësohen katër parcela me bimë narkotike në komunën Vig-Mnelë

Policia1-525x350Policia e Shkodrës vijon kontrollet e territorit për identifikimin dhe asgjësimin e 4 parcelave me lëndë narkotike. Sipas zëdhënësit të shtypit të policisë qarkut Shkodër, Bardhyl Saliu, mëngjesin e së martës janë identifikuar dhe asgjësuar 4 parcela me 2060  rrënjë, bimë narkotike Canabis Sativa në vendin e quajtur Fshati Mnelë, Komuna Vig – Mnelë, e rrethit Shkodër.

Nga ana e policisë po punohet per identifikimin e personave që e kane mbjelle këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lenda narkotike, janë pa pronar.

Në të njëjtin njoftim zëdhënësi Saliu bën të ditur se është bërë arrestimi, i shtetasit Zef Qetaj, vjeç 30, banues  në Fshatin Bardhaj, Komuna Rrethina e rrethit Shkodër. Arrestimi  i tij u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian,  pasi ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra e Interpol Tirana. Këtë  shtetas Gjykata Italiane e ka dënuar me 10 vjet, nëntë muaj dhe 29 ditë burgim. Sipas  Saliut, Qetaj, akuzohet për veprat penale të “Trafik droge”, “Fallsifikim dokumentash”, “Shkelje të ligjit për armët” dhe “Deklarimit të rremë për identitetin e tij”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button