Home / Politika / Naço: KLD, fytyra e gjyqësorit; Parlamenti të ndërhyjë

Naço: KLD, fytyra e gjyqësorit; Parlamenti të ndërhyjë

Nasip-Naco1Një vendim skandaloz por edhe një fakt që dëshmon gjendjen ku gjendet sistemi i drejtësisë, e ka cilësuar sot ministri i Drejtësisë, Nasip Naço vendimin e një ditë më parë të KLD-së për gjyqtarin Gjin Gjoni.

Në mbledhje e djeshme të KLD-së, e cila zgjati rreth 10 orë me dyer të mbyllura, Ministri kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Gjoni por kjo kërkesë është rrezuar nga anëtarët e këtij Këshilli.

Në konferencën për mediat Ministri Naço tha se ”shfajësimi që ky Këshill i dha zyrtarëve që skandalizuan mbarë opinionin publik me fshehjen e pasurisë është fakt më i fortë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është kthyer në një rrjet ky gjyqtarët mbrojnë njëri-tjetrin”.

Ai nënvizoi se vendimmarrja e djeshme flagrante e KLD-së, shpreh dhe njëherë bindjen se qeveria nuk mund të bashkëpunojë me këtë Këshill.

Ndërsa duke iu referuar propozimeve për ndryshimet në ligjin për funksionimin e KLD-së, ministri Naço tha se “tashmë u takon deputetëve të Kuvendit, të zgjedhur nga vota e popullit të vendosin se çfarë do të bëjnë me anëtarët e KLD-së. Do të mbyllin sytë apo do të ndahen përfundimisht nga kjo vendimmarrje skandaloze.”

Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzoi pas një mbledhje të gjatë me dyer të mbyllura, kërkesën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për shkarkimin nga detyra të gjykatësit të Apelit Gjin Gjoni, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit, për fshehje të pasurisë, pasi u denoncua nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Leave a Reply

%d bloggers like this: