Politika

KQZ: Janë marrë të gjitha masat. Partitë të plotësojnë me anëtarë 12 ZAZ

kqz9Institucioni me intensitetin më të lartë të punës, për përgatitjen e procesit zgjedhor të këtyre ditëve, garanton se ka marrë të gjitha masat për një proces konform ligjit. KQZ bëri me dije se ka shpërndarë bazën materiale pranë çdo Komisioni Zonal të Adminstrimit të Zgjedhjeve.
“Përmes kësaj deklarate, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor, të marrin të gjitha masat e duhura, që – në zbatim të detyrimeve të Kodit Zgjedhor – të fillojnë ditën e shtunë, në datë 20 qershor, shpërndarjen e bazës logjistike zgjedhore në çdo Qendër Votimi në juridiksionin e tyre”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha.
Por, ashtu si edhe në garat e shkuara zgjedhore, emërimi i komisionerëve nga partitë politike mbetet një problematikë e minutës së fundit. KQZ u bëri apel partive të plotësojnë 12 ZAZ-të e mbetura ende pa anëtarë.
“Ndaj u bëjmë thirrje partive politike, që të propozojnë menjëherë anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit, në mënyrë që KZAZ-të të marrin vendimet përkatëse për emërimin e tyre”, shtoi më tej zëdhënësja e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përgënjeshtroi edhe deklaratën e një prej përfaqësuesve të Dhomës Zgjedhore, për printim dhe riprintim listash të zgjedhësve gjatë këtyre ditëve. Duke e gjetur të papërgjegjshme këtë deklaratë, KQZ u bëri apel të gjithë aktorëve të mos njollosin procesin.
“KQZ u bën apel të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e zgjedhjeve të 21 Qershorit, që të tregohen të kujdesshëm në deklaratat dhe informacionin që japin në media të ndryshme, e të citojnë në mënyrë korrekte dispozitat e Kodit Zgjedhor”, përfundoi deklaratën për shtyp zëdhënësja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button