Politika

KQZ: Listat zgjedhore printohen dhe vulosen vetëm nga njësitë bashkiake

zgjedhjet_parteshe_klank1-305x230Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate për shtyp, të zëdhënëses Drilona Hoxhaj bëri me dije se Partitë Politike ende nuk kanë emëruar anëtarët përbërës të 12-të Komisioneve Zonale Zgjedhore.

Kur jemi 48 orë nga çelja e proçesit zgjedhor, KQZ kërkoi nga Partitë Politike të marrin sa më shpejtë masa për të depozituar pranë Komisionit Qendror Zgjedhor emrat e anëtarëve të KZAZ-ve të cilat janë ende të pa plotësuara.

Gjithashtu KQZ i bëri thirrje të gjithë drejtuesve të KZAZ-ve që gjatë ditës së shtunë (nesër) të marrin të gjitha masat për të çuar në njësitë e votimit të gjitha materialet logjistike të parashikuara nga ligji për proçesin e votimit, teska shtoi se  akuzat se KQZ po printon lista zgjedhore, janë të pavërteta.

Sipas KQZ-së, listat zgjedhore printohen dhe vulosen vetëm nga njësitë bashkiake dhe janë po ato që i vulosin, ndërsa KQZ vetëm i miraton këto lista.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor që do të zhvillohet më datë 21 Qershor, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ngritjen e infrastruktures zgjedhore, në funksion të zhvillimit korrekt dhe ligjor të procesit në ditën e votimit dhe në vendin e numërimit të votave, deri në dorëzimin e bazës materiale zgjedhore, pas perfundimit te procesit zgjedhor nga KZAZ-të në KQZ”, tha zëdhënsja Drilona Hoxhaj.

Sipas saj, KQZ ka shpërndarë bazën materiale zgjedhore pranë çdo Komisioni Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, që do të përdoret nga KZAZ-të,  QV-të, dhe Grupet e Numërimi, teksa kërkoi në emër të KQZ-së, që Komisionet e Zonave te Administrimit të Zgjedhjeve të marin të gjitha masat e duhura që në zbatim të detyrimeve të Kodit Zgjedhor të fillojnë ditën e Shtunë, datë 20 Qershor, shpërndarjen e bazës logjistike zgjedhore çdo qendre votimi në juridiksionin e tyre.

“Shqetësues, vuri në dukje Hoxhaj, mbetet fakti që deri tani, në 12 ZAZ akoma nuk ka përfunduar procesi i emërimit të anetarëve të Komisioneve te Qendrave te Votimit, për shkak se partitë politike nuk kanë dorëzuar propozimet e tyre pranë KZAZ-ve. Ndaj, Hoxha i bëri thirrje pative politike që të propozojnë menjëherë anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit, në mënyrë që KZAZ-të të marrin vendimet përkatëse për emërimin e tyre, pasi kjo do të sjellë përmbylljen me sukses dhe brenda afateve kohore të procesit të dorëzimit të bazës materiale zgjedhore nga KZAZ-KQV”.

Lidhur me akuzat e ngritura nga, zj. Aranita Brahaj në cilësinë e përfaqësues së Dhomës Zgjedhore, e cila ka deklaruar se po printohen dhe riprintohen listat e zgjedhësve nga KZAZ-të për t’jua dërguar më pas KQV-ve dhe sipas zonjës në fjalë, ky riprintim fizik sjell montimin dhe çmontimin e listave të zgjedhësve duke shkaktuar pelegrinazh të votuesve, njësoj si në vitin 2003, KQZ, tha Hoxha, bën me dije se, kjo është absolutisht e pavërtetë dhe dizinformim i publikut dhe i zgjedhësve shqiptar, pasi listat jo vetëm këto ditë, por asnjëherë nuk printohen nga KZAZ.

“Sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor,  konkretisht neni 56, përcakton se lista e zgjedhësve që përdoret në Qendrat e Votimit gjatë ditës së votimit, printohet në zyrat e Gjendjes Civile nëpërmjet sistemit elektronik nga të dhënat që janë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe vërtetohet në çdo faqe nga Kryetari i Njësisë së Qevrisjes Vendore dhe Përgjegjësi i Zyrës së Gjendjes Civile”, tha Hoxhaj.

“Programi i kompjuterik i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk lejon asnjë ndryshim në listën e zgjedhësve. Në nenin 56, shtoi ajo,  përcaktohet në mënyrë eksplicite se lista e zgjedhësve 40 ditë para datës së zgjedhjeve nuk mund të ndryshojë në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak, ndaj lista përfundimtare e zgjedhësve i është dërguar 90 KZAZ-ve, 35 ditë para ditës së zgjedhjeve”.

“KZAZ-të, tha Hoxhaj, së bashku me shpërndarjen e bazës materiale logjistike zgjedhore ditën e nesërme, pra dt. 20 Qershor, i dorëzon Komisioneve të Qendrave të Votimit listën e zgjedhësve që do të përdoret ditën e votimit. Prandaj, Inskemimi i situatave të tilla dizinformuese në emisionet televizive nga analistë apo persona të ndryshëm që komentojnë mbi procesin zgjedhor, jo vetëm që nuk i shërben procesit zgjedhor në tërësi por shkakton konfuzion tek votuesit. Ndaj, vijoi Hoxhaj, KQZ i bën apel të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e zgjedhjeve të 21 Qershorit që të tregohen të kujdesshëm në deklaratat dhe informacionin që japin në media të ndryshme dhe të citojnë në mënyrë korrekte dispozitat e Kodit Zgjedhor”, përfundoi deklaratën për shtyp Zëdhënësja për shtyp e KQZ-së, Drilona Hoxhaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button