Politika

Kukan: Këto zgjedhje, të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjes së 2014-s

kukanEurodeputeti Eduard Kukan vlerëson se zgjedhjet e 21 Qershorti janë një test mjaft i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë shqiptarë, ndërsa bëri i bëri thirrje për respektimin e marrëveshjes për dekriminalizimin.

48 orë para çeljes së proçesit të votimit, eurodeputeti Kukan përmes një mesazhi publik në faqen e Parlemantin Europian është shprehur se zgjedhjet e 21 qershorit janë një mundësi e mirë për vendin tonë për të dëshmuar vullnet në plotësimin marrëveshjes së 2014-ës, për largimin e elementëve kriminal nga postet publike.

“Këto zgjedhje janë të një test i rëndësishëm për konsolidimin e procesit të demokracisë dhe integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në BE. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjes së 2014-s mes partive politike shqiptare, për ndalimin e individëve me të kaluar kriminale në poste publike”, tha Kukan.

“Shpresoj, vijoi ai, që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet demokratike. Vetëm zgjedhje të tilla mund të kontribuojnë në forcimin e demokracisë lokale dhe në konfidencialitetin e votuesve kundrejt përfaqësuesve të tyre.

U bëj thirrje të gjithë politikanëve, tha Kukan, të respektojnë ligjin dhe procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kulturës politike në vend.

Gjithashtu u kujtoj partive marrëveshjen e dhjetorit 2014 e cila bën thirrje për ndalimin e individëve me të kaluar kriminale në poste publike. Parlamenti Evropian ndjek me vëmendje procesin zgjedhor. Unë shpresoj se politikanët shqiptarë dhe votuesit do të riafirmojnë angazhimin e tyre drejt standardeve demokratike dhe vlerave evropiane”, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen e Parlamentit Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button