Politika

APPD mbyll fushatën në Tiranë, Basha: Fund mjerimit për mijëra familje

bashaPartia Demokratike ka zgjedhur ta mbyllë fushatën elektorale për Lokalet 2015 pikërisht në kryeqytet, në sheshin “Nënë Tereza”, aty ku kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kandidati për kryebashkiak Halim Kosova folën për herë të fundit dhe për herë të fundit u bënë ftesë qytetarëve të votonin për alternativat e opozitës, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.
Në fjalën e kryetarit të Partisë Demokratike vendin kryesor e kanë zënë mashtrimet, siç i quan ai, të bëra nga dyshja Rama-Meta për të ardhur në pushtet, e që në fakt jo vetëm nuk janë mbajtur, sipas tij, por edhe janë shkelur duke bërë të kundërtën e asaj çfarë kishin premtuar.
“Me votën tuaj të 21 qershorit, paketën tonë të shpëtimit për mijëra familje do ta bëjmë realitet. Do t’u vijmë në ndihmë të gjithëve atyre që duan të sigurojnë jetesën minimale, sepse u gënjyen nga premtimi për të hapur 300 mijë vende pune, por sot ende e shohin veten të papunë dhe për më tepër me jetesë edhe më të shtrenjtë”, tha Basha.
Basha ripërsëriti zotimet e demokratëve për ulje të taksave dhe të çmimeve.
“Më 21 Qershori do votojmë për faljen e kamatëvonesave, do votojmë pro uljes me 25 përqind [ër çmimin e dritave, për uljen e taksave. Do votojmë pro paketës sonë të shpëtimit për mijëra familje që sot kanë marrë bukën e gojës me lista”, tha Basha.
Kreu i demokratëve u ndal sërish tek kandidatët e mazhorancës, të akuzuar prej opozitës si të përfshirë në aktivitete kriminale.
“Kandidoi sërish trafikant në Kavajë, trafikant në Krujë, trafikant në dDvoll, trafikant në Kurbin. Ortaku i tij Meta ka kandiduar njerëz të dokumentuar të korrupsionit, njerëz që u kanë futur thellë duart në xhepat e qytetarëve. Këta i bashkon vetëm një virtyt, i kanë sytë tek xhepat tuaj, paratë tuaj, dhe do donin të mos kishin përballë ofertë, ndaj gjithë ditën e kalojnë duke baltosur kandidatët tanë”, deklaroi ai.
Duke vënë përballë emrin e Halim Kosovës me atë të Erion Veliajt, Basha tha se përballë një njeriu punëtor e me integritet, është një kandidat, sipas tij, i korruptuar.
“Në Tiranë kemi njeriun që në 2 vite vendosi rekordin e korrupsionit duke marrë 700 mijë Euro të shqiptarëve të varfër në kompanitë e vëllait të tij, që çdo ditë i del nga një shtëpi e padeklaruar  dhe 200 mijë euro në ditë i shpenzon për propagandë, me Halim Kosovën, njeriun punëtor e me integritet”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button