Home / Politika / Dervishi: Marrëdhëniet me Greqinë, shumedimensionale

Dervishi: Marrëdhëniet me Greqinë, shumedimensionale

big_11b3e5a31 Ambasadori shqiptar në Athinë Dashnor Dervishi informoi sot komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme mbi marrëdhëniet aktuale me Greqinë dhe atë të perspektivës.
Në fillim të fjalës së tij ambasadori i konsideroi “shumedimensionale”.
marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Greqia është cilësuar një partner strategjik nga politika e jashtme shqiptare, ndërsa pala greke ka shkuar dhe më tej, duke e konsideruar Shqipërinë jo vetëm partner strategjik, por dhe vital”, tha Dervishi. Kjo, vijoi ai, u tha shprehimisht dhe nga Presidenti Papulias në takimin e fundit që pati me ministrin e Jashtëm shqiptar në Athinë. ‘Përveç se strategjike, marrëdhëniet greko-shqiptare janë vitale, pasi ato i vitalizon minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi”, citoi ambasadori shqiptar Presidentin Papulias.
Në vijim të konsideratave të tij, Dervishi, tha se pas nënshkrimit dhe më pas anullimit të Paktit për Delimitimin e Detit, në marredhëniet mes dy vendeve pati ‘një ngrirje’, që kryesisht ishte e imponuar nga pala greke. Them kryesisht. se dhe pala jonë ju përshtat kësaj situate, në mungesë të argumenteve për të cbllokuar gjendjen e krijuar”, tha Dervishi.
Por, theksoi ambasadori, në linjën tonë diplomatike kemi arritur të mbajmë konstante normalitetin e marrëdhënieve tona, duke i zbutur tonet dhe duke anashkaluar incidentet, aq shumë të kërkuara nga shtypi.
Ndryshimi i maxhorancës qeverisëse, vijoi Dervishi, ishte një ‘modus vivendi’ aq shumë i kërkuar nga të dy palët, për t’iu kthyer normalitetit të bashkejetesës së komunikimit, si dy vende fqinje.

Duke iu referuar marrëdhënieve me palën greke pas ardhjes në pushtet të së majtës, Dervishi tha se vizita e Edi Ramës në Athinë, në gusht të vitit të kaluar, si kryeministër i sapozgjedhur, theu akullin mes dy vendeve. Kjo vizitë u ndoq dhe nga të tjera të nivelit të lartë, ndërsa klima e bashkëpunimit dhe komunikimit u favorizua pas marrjes nga Greqia te Presidencës së BE-së, si dhe nevojes per përmiresimin e imazhit të saj në rajon, si faktor konstruktiv me fqinjët.
Por, shtoi ambasadori shqiptar, janë dhe faktorë të tjerë që e dëshironin përmirësimin e klimes në marrëdhëniet dypalëshe, si realitetet e reja gjeostrategjike në rajonin tonë; faktori shqiptar në rajon; dinamika e re ne marrëdhëniet mes Greqisë e Serbisë dhe Rusisë, për shkak të emrit të Maqedonisë; ngjarjet në botën arabe dhe Ukrainë, vetë kriza greke që përvec se ekonomike dhe financiare është shtrirë dhe në fushën sociale dhe politike, futja e dy vendeve tona në rrjetin e energjitik europian, përms gazsjellësit TAP, etj

Leave a Reply

%d bloggers like this: