Home / Europa / Genscher: Gjermanët i detyrohen shumë Shevardnadzes për ribashkimin

Genscher: Gjermanët i detyrohen shumë Shevardnadzes për ribashkimin

zzz133Ish-ministri historik gjerman i Punëve të Jashtme, Hans-Dieter Genscher kujton me nostalgji homologun e tij dhe koleg, Eduard Shevardnadze, i cili vdiq dje, dhe deklaron i bindur se ai ishte një nga burrat më të rëndësishëm të shteteve evropiane të shekullit XX. ”Shevardnadze ishte një nga figurat politike më të njohura gjeorgjane, i cili pati ndikim të një rëndësie të madhe për rinovimin e marrëdhënieve të Bashkimit Sovjetik dhe Gjeorgjisë po ashtu dhe për ribashkimin gjerman”, thotë Genscher. ”Ajo çka ne kemi rënë dakord kaq shpejt, pa dyshim, ishte fakti se ai ishte gjithmonë i interesuar për të gjetur patjetër një zgjidhje. Ne gjermanët kemi shumë për ta falënderuar atë”, tha Genscher. Ish-ministri gjerman shpjegoi për gazetën ”Tagesspiegel” se Shevardnadze ishte i përfshirë dhe në procesin e ribashkimit të Gjermanisë. ”Ky ribashkim bëri atë që nuk mendoja se do ta bëja. Unë e bëra Shevardnadzen një mik personal”, thekson Genscher. ”Lajmi për vdekjen e tij më mbushi me trishtim dhe tani mund t’i them faleminderit mikut më të mirë të popullit tim”, përfundon ai

Leave a Reply

Your email address will not be published.