Zgjedhjet lokale 2015

KQZ rrëzon kërkesën e PD për listat me zgjedhësit fiktivë me 4 vota pro

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzoi sot kërkesën e PD për listat me zgjedhësit fiktivë me 4 vota pro.

Në mbledhjen e sotme KQZ diskutoi kërkesën ankimore të PD për çregjistrimin e votuesve që pretendohet se janë fiktivë. PD kishte depozituar pranë Kolegjit Zgjedhor kundërshtim ndaj vendimmarrjes së KQZ, duke ia dërguar sërish çështjen KQZ, qe vendosi ta rrëzojë kërkesën e PD.

Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi, e ka kundërshtuar kërkesën në fjalë me argumentin se, përsa kohë çështja është duke u hetuar nga organet e drejtësisë, askush nuk ka tagër që të ndërhyjë.

Luzi u shpreh se, “ne po bëjmë show-n e radhës për një gjë që nuk ka zgjidhje. Diskutimi është turp, edhe subjekti ankimues e di që kjo gjë nuk mund të bëhet. Prokuroia i ka kërkuar gjendjes civile të ndalojë procedurat”.

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Genci Gjonçaj, u shpreh se është e pakuptimtë që të merremi sot me këtë kërkesë. Kjo situatë duhej përballuar që kur audituesi Teliti e paraqiti situatën. Kjo kërkesë është e parealizueshme dhe këtë e di edhe PD, tha Gjonçaj.

Ndërsa përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso, u shpreh se ndryshimi i emrave në lista është krim elektoral.

Në mbledhjen e sotme të KQZ u miratuan edhe disa vendime për akreditimin e vëzhguesve në zgjedhje.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe një delegacion i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Kosovës, që vijnë në Shqipëri për të marrë eksperiencë në procesin zgjedhor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button