Ekonomia

INSTAT: Inflacioni 1.5 % në qershor

instituti-i-statistikave-INSTAT-466x350 Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin qershor 2014, arriti 116,5 %. Në muajin qershor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %. Krahasuar me muajin qershor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 8,2 %, pasuar nga grupi “pije alkoolike dhe duhan” me 6,9 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 %,“ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shëndeti” me 6,3 % pasuar nga grupi “veshje dhe këpucë” me 2,0 %, “komunikimi” me 1,3 %, etj.
Rritja vjetore në muajin qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,84 pikë përqindje. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 14,6 % dhe nëngrupit “zarzavate”
me 12,4 %. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 6,2 %, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 4,5 %, “kafe, çaj e kakao” me 3,1 %, “peshk” me 2,3 %, etj. Çmimet e grupit “mallra dhe
shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,4 pikë përqindje. Rritja e çmimeve të grupit “pije alkoolike dhe duhan” ka kontribuar me 0,25 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 12,0 %. Çmimet e grupit “sShëndeti” kanë kontribuar me – 0,22 pikë përqind në ndryshimin vjetor. Grupi “veshje dhe këpucë” ka kontribuar me – 0,1 pikë përqindje.
Në muajin qershor 2014 ndryshimi mujor i indeksit është – 0,7 %. Ulja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike me – 0,52 pikë përqindje. Çmimet e zarzavateve u ulën
me 8,6 % ndërsa çmimet e frutave u rriten me 1,7 %. Çmimet e grupit “shëndeti” ndikuan me – 0,04 pikë përqindje në ndryshimin mujor. Në këtë grup çmimet e medikamenteve u ulën me 1,7 %.
Çmimet e grupit ”qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë ndikuar me – 0,03 pikë përqindje në ndryshimin mujor. Çmimet e lëndës djegëse janë ulur me 0,6 % krahasuar me një muaj më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button