Home / Politika / PD, Çollaku: Në Klos zgjedhjet në rrezik, nëse bandat e qeverisë nuk ndalen

PD, Çollaku: Në Klos zgjedhjet në rrezik, nëse bandat e qeverisë nuk ndalen

Shefi i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku deklaroi sot se zgjedhjet në Klos janë në rrezik.

Çollaku tha se shefi i Policisë Kriminale ka sulmuar kandidatin e PD-së, Basir Çupa dhe ka dhunuar një ndër shoqëruesit e tij. Për këtë ngjarjes PD ka bërë denoncim në prokurori dhe janë njoftuar shoqëruesit e huaj.

“Shefi i policisë kriminale të rrethit, bashkëshorti kandidates së PS në Klos, ka sulmuar kandidatin e PD, Basir Çupa dhe ka dhunuar një ndër shoqëruesit e tij. PD ka bërë kallëzim penal në prokurorinë e rrethit Mat dhe janë njoftuar vëzhguesit e huaj dhe ambasada SHBA. Nëse bandat e qeverisë nuk ndalen në Klos e Mat, zgjedhjet rrezikojnë të degradojnë përfundimisht!!”, deklaron Çollaku.

Leave a Reply

%d bloggers like this: