Sociale

Transporti falas, invalidët në protestë para Bashkisë së Tiranës

Bashkia-Tiranes1-466x350Shoqata e Invalidëve, protestoi sot para Bashkisë së Tiranës për t’i këruar Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha që të marri masa që personat me aftësi të kufizuar (invalitët) të mos paguajn për transportin publik, pasi ata këtë të drejtë e kanë të mbrojtur me ligj dhe transporti publik për këtë kadegori është falas.

Kryetari i Shoqatës së Invalitëve, Abdulla Omuri u shprehur se “marrëveshja është shkelur nga Shoqata e Transporteve dhe se vetëm, linja Tiranë -Kamëz, respekton marrëveshjen, të gjitha linjat që janë liçensuar nga Bashkia e Tiranës, kanë prishur marrëveshjen në mënyrë të njëanshme dhe në kundështim me ligjin, madje ndaj personave me aftësi të kufizuar është ushtruar dhunë nga faturinot”.

“Janë 22 mijë invalidë që preken nga kjo padrejtësi dhe Bashkia e Tiranës ka përgjegjësi, si autoriteti i liçensimit, pandaj i bëjmë thirrje të zgjidhë këtë mosmarrëveshje dhe njëherazi, ju bëjmë thirrje që të ndalojnë dhunën ndaj invalidëve, pasi janë regjistruar dhjetëra raste kur i zbresin me forcë nga atobuzët. Ne do të vazhdojmë protestat, deri në realizimin e të drejtëve tona të ligjshme”, pohon Omuri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranësë, ndaj protestës së Shoqatës së Invalidëve, duke shënjestruar invalitët se po përdoren politikisht dhe të kërkojnë përgjegjësit e vërtetë, ku sipas saj është qeveria me ndryshimin e ligjit për transportin publik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button