Home / Politika / Mesazhi i Donald Lu një ditë para zgjedhjeve: Ju takon juve të refuzoni kriminelët që tallen me politikën

Mesazhi i Donald Lu një ditë para zgjedhjeve: Ju takon juve të refuzoni kriminelët që tallen me politikën

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u ka dërguar të gjithë qytetarëve shqiptare një mesazh të fortë një ditë para se ata të vendosin për këtë të votojnë. Dhe pikërisht mesazhi i ambasadorit të SHBA-ve ka lidhje me kandidatët.

Duke përsëritur mesazhin e tij të pak ditëve më parë, Ambasadori Lu ka postuar një foto enkas për të përcjellë apelin e tij tek votuesit. Në të shkruhet “Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime, përbën një poshtërim të popullit shqiptar. Nëse do të zgjidhen, ata do të pretendojnë se ju ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar mercedesët e zinj luksozë, vilat e anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë. Tani u takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë”. Nga Donald Lu, Ambasador i SHBA, Tiranë, Qershor 2015″.

 

One comment

  1. shqiptareve duhet tu thuhet troc se kush jane kriminelet ose ata me te shkuar kriminale….!!!

Leave a Reply

%d bloggers like this: