Home / Politika / Kosova, në radhë për të votuar: Nuk janë zgjedhje politike, por për menaxhimin e qytetit

Kosova, në radhë për të votuar: Nuk janë zgjedhje politike, por për menaxhimin e qytetit

Vetëm 20 minuta pas rivalit të tij për Bashkinë e Tiranës, doktor Halim Kosova ka hedhur votën e tij në një qendër votimi të ngritur në një konsultore të Tiranës, në njësinë nr. 5. Kosova shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Elsa.

Çifti Kosova ka pritur në radhë për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votimit.

“Përfitoj nga rasti të them sot që për Tiranën është një ditë shumë e mbarë. Ftoj të gjithë banorët e saj të respektojnë standardet, të ushtrojnë pushtetin e tyre, të vënë demokracinë në punë, nëpërmjet votimit masiv. Këto nuk janë zgjedhje politike, por për menaxhimin e qytetit. E dinë qytetarët cila do të jetë më e mira”, tha Kosova, pas votimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: