Home / Politika / Voton presidenti Bujar Nishani: Sot të gjithë kemi të njëjtën fuqi, atë të votës

Voton presidenti Bujar Nishani: Sot të gjithë kemi të njëjtën fuqi, atë të votës

Presidenti Bujar Nishani ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Odeta, në qendrën e votimit të ngritur në shkollën “Andon Z. Çajupi”, në Tiranë. Z. Nishani bëri thirrje për më shumë pjesëmarrje në këto votime, “sepse të gjithë qytetarët sot kanë të njëjtën fuqi, atë të votës”.

“Sot kemi liri reale, ta shfrytëzojmë në mënyrën më të drejtë këtë liri që kemi sot. Bazuar në eksperiencën time personale dua që sot të çoj mesazh mirënjohje anëembanë vendit, të gjithë komisonerëve dhe numëruesve. Ata sot janë gjykatësit, qeveritarët, menaxherët, e vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Puna e tyre është një përgjegjësi e madhe dhe një kontribut real për vendin dhe për demokracinë e vendit. Mesazhi i sotëm ka të bëjë me pjesëmarrjen, pjesëmarrjen masive, sepse sot të gjithë qytetarët që nga presidenti i vendit dhe gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi kanë të njëjtën fuqi, përveç votës së tyre. I siguroj që vota është e fshetë, e lirë, askush nuk do t’i kontrollojë se si do të votojnë, ata do të votojn për atë që mendojnë se ësht më e mira për jetën e tyre”, deklaroi kreu i shtetit.

Ai i kërkoi krerëve të partive, e sidomos përfaqësuesve të tyre në infrastrukturën zgjedhore që të japin gjithmonë mesazhe pozitive, pasi duhet të quhen konkurrentë dhe jo kundërshtrë. Ndërsa i pyetur lidhur me incidentet zgjedhore, presidenti tha se do të presë raportet përfundimtarepër zgjedhjet nga institucionet e ngarkuara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: