Politika

PS, Xhaçka: Mbarëvajtja e procesit zgjedhor, më i rëndësishëm se rezultati

Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes Olta Xhaçka, pasi ka falenderuar strukturat e shtetit për sigurimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, i kërkoi komisionerëve që të zgjidhin problematikat e vogla që kanë lindur në qendra të caktuara të votimit.

“Mbarëvajtja e procesit ka më tepër rëndësi sesa rezultati”, theksoi Xhaçka.

Në fund, PS-ja i bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës: “I bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk kanë votuar, të kryejnë detyrën e tyre. Vota është përgjegjësi e madhe e çdo qytetari”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button